Hernandez i shtohet listës së mungesave të Milanit për ndeshjen e nesërme

Futboll

Hernandez i shtohet listës së mungesave të Milanit për ndeshjen e nesërme

Më: 23 janar 2023 Në ora: 19:45
Theo Hernandez

Theo Hernandez nuk është në skuadrën e Milanit që do të udhëtojë për ndeshjen e nesërme, kundër Lazios, në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Olimpico”.

Sipas “Sky Sport Italia”, kishte disa probleme në stërvitje dhe u vendos që të mos rrezikohet me të, duke e lënë jashtë kësaj sfide.

Ai nuk ishte në grupin e lojtarëve që u panë në aeroportin “Malpensa” mbrëmjen e sotme.

Sergino Dest pritet që të jetë zëvendësuesi i francezit në krahun e majtë të mbrojtjes së kampionëve në fuqi.

Stefano Piolit i mungojnë edhe Mike Maignan, Fode Ballo-Toure, Alessandro Florenzi dhe Zlatan Ibrahimovic. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat