Nottinghami e dëshiron yllin që e fitoi tre herë Ligën e Kampionëve me Realin

Futboll

Nottinghami e dëshiron yllin që e fitoi tre herë Ligën e Kampionëve me Realin

Më: 24 janar 2023 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Keylor Navas është në krye të listës së portierëve që Nottinhgam Forest dëshiron të transferojë para se të mbyllet afati kalimtar dimëror i transferimeve.

Nottingham dëshiron që të përforcojë opsionet në pozitën e portierit, pasi që Dean Henderson, i huazuar nga Manchester United pësoi një lëndim në kofshë dhe është e paqartë se kur do të kthehet.

Navas, i cili luan për Paris Saint-Germain, është një portier me eksperiencë të madhe dhe e ka fituar Ligën e Kampionëve plot tre herë gjatë pesë sezoneve të tij me Real Madridin.

Me Gianluigi Donnarumman i cili është zgjidhja e parë e kampionit francez, Navas ende nuk është paraqitur këtë sezon në kampionatin francez apo në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat