Kështu duket tabela në Kampionatin Shqiptar

Futboll

Kështu duket tabela në Kampionatin Shqiptar

Më: 25 janar 2023 Në ora: 16:18
Kështu duket tabela në Kampionatin Shqiptar

Ndeshjet e javës së 18 kanë filluar me dy sfida shumë interesante të cilat kanë vënë në lëvizje sidomos skuadrat e fundit të renditjes, ndërsa edhe kanë ndaluar një ekip pretendent si Vllaznia.

Shkodranët u ndalën në fushën e Bylisit që ka marrë tre pikë të rëndësishme në shtëpi për të dalë nga zona e ftohtë e renditjes dhe për të treguar që do të luftojë deri në fund për të qëndruar në elitë.

Ndërkaq, jashtë zonës së ftohtë dhe pak më i shkëputur nga rreziku është tani Laçi, i cili mposhti me shifrat 4-1 një kundërshtar direkt si Kastrioti, teksa zhyt skuadrën e Memës që nuk ia doli të përsëriste lojërat e mira të kohëve të fundit.

REZULTATET
JAVA 18

Të mërkurën
Bylis-Vllaznia 1-0
Laçi-Kastrioti 4-1

Të enjten

Egnatia-Kukësi ora 13:00
Partizani-Teuta ora 16:00
Erzeni-Tirana ora 19:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat