Berishës i mbyllin përfundimisht derën te Torino

Futboll

Berishës i mbyllin përfundimisht derën te Torino

Më: 29 janar 2023 Në ora: 11:56
Berisha

Largimi është bërë i domosdoshëm për Etrit Berishën.

Portieri shqiptar nuk bën pjesë në planet e Torinos, që tanimë i ka dhënë një tjetër goditje.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare humb sërish territor në hierarkinë e lojtarëve, teksa është graduar portier i tretë i skuadrës.

“Tuttosport” raporton se vendimi është marrë nga vetë klubi me miratimin e trajnerit Juriç. Gemello tashmë është zëvendësuesi i Milinkoviç-Saviçit. Me këtë lëvizje,

Torino i ka mbyllur përfundimisht derën Berishës, i cili duhet të gjejë me patjetër një skuadër të re për të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat