​Skriniar: Po, kam nënshkruar me PSG-në

Futboll

​Skriniar: Po, kam nënshkruar me PSG-në

Më: 29 janar 2023 Në ora: 15:22
​Skriniar: Po, kam nënshkruar me PSG-në

Milan Skriniar tashmë ka nënshkruar kontratë me PSG -në, por aktualisht kjo kontratë padyshim që nuk është në fuqi pasi mbrojtësi sllovak, të cilit i skadon kontrata me Interin në fund të sezonit, është ende zyrtarisht lojtar i “Nerazzurrëve”.

Qendërmbrojtësi sllovak ishte pjesë e shumë spekulimeve gjatë gjithë këtij muaji dhe duke se kësaj sage po i vie fundi shumë më shpejtë se sa ishte pritur.

“Po, është e vërtetë, por nuk mund të them më shumë për momentin. Jam në pritje të një marrëveshjeje mes klubeve ", ka thënë Skriniar.

Interi po i kërkon PSG-së 20 milionë euro për ta liruar mbrojtësin në janar, por nëse nuk arrihet ky akord, atëherë skuadra italiane do ta humb atë me kosto zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat