Barcelona ia vë syrin Joao Felixit

Futboll

Barcelona ia vë syrin Joao Felixit

Më: 30 janar 2023 Në ora: 18:09
Felix

Barcelona ia ka vënë syrin Joao Felixit. “Blaugrana” synojnë ta transferojnë sulmuesin e Atletico Madridit në afatin kalimtar të verës që vjen. Aktualisht, 23 vjeçari është i huazuar në Chelsea, ku do ta kalojë së paku pjesën e dytë të sezonit

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.

Gjiganti katalunas hoqi dorë nga Memphis Depay së fundmi, i cili iu bashkua Atletico Madriit në fillim të muajit.

E në të ardhmen e afërt, këto dy klube mund të ulen përsëri në tavolinë për të biseduar.

Këtë radhë, raporton mediumi spanjoll “Sport”, palët do të diskutojnë për Joao Felixin.

Ylli portugez është bërë objektiv i “Blaugrana”, të cilët synojnë ta transferojnë atë gjatë verës që vjen.

23 vjeçari ka kontratë me “Los Colchoneros” deri në vitin 2027, por mund të largohet nga “Wanda Metropolitano” me herët.

Për pjesën e dytë të sezonit, Felix u huazua në Chelsea.

Përfaqësuesi portugez nuk e ka treguar veten sa duhet në Spanjë deri tash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat