Ancelotti “ironizon” shpenzimet e tepërta

Futboll

Ancelotti “ironizon” shpenzimet e tepërta

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 16:49
Ancelotti

Afati kalimtar i dimrit këtë sezon, padyshim solli shumë surpriza, që nga kalimi i Joao Cancelo te Bayern Munich e deri te 368 milionë eurot e shpenzuara nga Chelsea për vetëm 8 lojtarë.

Mirëpo, tekniku italian i Real Madrid, Carlo Ancelotti nuk e shikon situatën në këtë prizëm dhe ka argumentuar arsyen pse “galaktikët” nuk u aktivizuan në këtë fraksion të merkatos.

“Ne nuk kemi afruar lojtarë në dimër sepse nuk ka pasur nevojë për këtë.

Nëse e planifikoni mirë punën tuaj verore, nuk keni nevojë të dilni në treg në dimër.

Nëse duhet të bëni transferime në janar, kjo do të thotë se diçka ka ndodhur, një dëmtim ose diçka tjetër, duke përfshirë këtu dhe planifikimin e dobët. Nuk e pamë të nevojshme.

Mund të merrnim Fran Garcia, por vumë në dukje dy aspekte. Së pari, Mendy mund të rikuperohet nga lëndimi së shpejti dhe së dyti, është më mirë që Fran të qëndrojë në Rayo Vallecano për më shumë praktikë loje”,- tha në argumentet e tij Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat