Braktis Porton për Prishtinën

Futboll

Braktis Porton për Prishtinën

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 18:48
Diar Halili

Qendërmbrojtësi Diar Halili, është futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën. 

“Shtatlarti (1.93) së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së madhe portugeze FC Porto (grupmoshat e reja) ku ka luajtur për një vit. 

Ai ka përvojë në elitën e futbollit të Kosovës pasi që më parë është aktivizuar me Besën e Pejës (edicioni 2021/22). 

Karrierën si futbollist në moshë të re e ka filluar te skuadra prishtinase 2 Korriku, ku është zhvilluar si futbollist.

19-vjeçari, i cili më parë ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës U15, U17 dhe U19”, njofton FC Prishtina. 

Ai është shprehur i lumtur që i është bashkuar e Prishtinës: ”Jam shumë krenar dhe i motivuar të luaj për klubin më të madh në Kosovë.

Për mua është e rëndësishme që të luftoj maksimalisht në çdo minut për t’i mbrojtur ngjyrat e klubit të qytetit. 

“Plisat” janë tifozët më të mirë në Kosovë dhe premtoj se do ta mbroj me nder fanellën e Prishtinës”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat