Ditë feste te Partizani për themelimin e klubit të kuq

Futboll

Ditë feste te Partizani për themelimin e klubit të kuq

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 12:43
Ditë feste te Partizani për themelimin e klubit të kuq

Sot është një ditë feste për Partizanin pasi festojnë 77 vjetorin e themelit të klubit.

Këtë e ka rikujtuar vetë ekipi përmes një postimi në Facebook, ku shprehen krenarë për këto vite.

Që nga 4 shkurti i vitit 1946, “të kuqtë” kanë fituar trofe të shumtë ndër vite.

“Demat” janë shpallur kampion i Superligës 16 herë, i fundit në vitin 2019 në drejtim të Skënder Gegës.

Gjithashtu ata kanë fituar edhe 15 Kupa të Shqipërisë dhe Kategorinë e Dytë.

Po ashtu, Partizani është e vetmja skuadër shqiptare që ka fituar një trofe ndërkombëtar, Kupën Ballkanike në vitin 1970 ku mposhtën në finale skuadrën bullgare, Beroe Stara Zagora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat