Edhe Juve pas Kantes

Futboll

Edhe Juve pas Kantes

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 15:14
Edhe Juve pas Kantes

Juventusi është një tjetër klub i madh evropiane që është futur në garë për N’Golo Kante-n.

Francezi pas problemeve të vazhdueshme me lëndimet duket së në fund të këtij sezoni, do t’i ndajë rrugët me ‘Blutë’ e Londrës.

Skuadra angleze nuk ka ofruar rinovimin, por ofertat për mesfushorin francez nuk po mungojnë.

Barcelona prej kohësh është duke e monitoruar lojtarin, por sipas medieve italiane, tashmë në garë për Kante-n ka hyrë edhe gjiganti italian, Juventus.

Në avantazh duket klubi spanjoll që ka ofruar kontratë katër vjeçare, kundrejt “Zonja e Vjetër” që ofroi vetëm dy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat