Cardinale kthen përmbys Milanin

Futboll

Cardinale kthen përmbys Milanin

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 15:06
Maldini

Një fitore për t’u kthyer në rrugën e duhur dhe për të larguar krizën. Milan është kapur te Giroud për të gjetur përsëri një fitore që mungonte prej shtatë ndeshjesh.

Francezi ka shënuar golin e fitores kundër Torino-s, duke i dhënë një mesazh edhe Tottenham-it, që do të jetë në San Siro të martën.

Mes spektatorëve në stadium do të jetë edhe Gerry Cardinale.

Numri një i RedBird mungon në Itali nga shtatori i kaluar dhe pritet të kthehet me rastin e ndeshjes së Champions-it. Ndeshje e rëndësishme në një periudhë shumë të komplikuar dhe që kërkon praninë e pronarit të klubit.

Cardinale nuk do të jetë vetëm spektator në sfidën kundër Spurs, por do të duhet të zgjidhë edhe disa çështje më delikate. Është çështja Leao që kërkon një zgjidhje të menjëhershme ose pothuajse duke parë se vera po afron dhe pa një rinovim lamtumira do të ishte e detyruar. Por duhet rimëkëmbur një klub që në merkato ka bërë më shumë se një gabim.

Pikërisht për këtë do të flitet në takimin që duhet të zhvillohet mes Cardinale-s, Maldini-t dhe administratorit të deleguar Furlani.

Një mbledhje për të diskutuar për atë që është bërë edhe atë që mund të ndodhë, pa harruar peshën që mund të kenë në të ardhmen e grupit aktual të drejtuesve dhe stafit teknik.

Gazzetta dello Sport ka shpjeguar se klubi nuk mund të jetë i kënaqur për punën e bërë deri tani nga dyshja Maldini-Massara pas marrjes së klubit nga RedBird.

Drejtuesit kanë pasur autonomi të plotë në zgjedhjet e tyre me pronarët e rinj, por operacionet e bëra nuk kanë qenë të suksesshme, duke nisur nga De Ketelaere, blerja më e shtrenjtë e verës nga kuqezinjtë.

Natyrisht që kjo do të jetë tema kryesore e takimit me kualifikimin në Champions League që do të jetë thelbësor për të shkuar përpara. Pa këtë kualifikim Milan do të ndërronte strukturën dhe atëherë dy drejtuesit mund të jenë në rrezik.

Ashtu si Stefano Pioli, i cili nuk ndihet më shumë i sigurt në pozicionin e tij pas triumfit të vitit të kaluar. Goli i Giroud mund të ketë kthyer pak qetësinë në shtëpinë e Milan-it, por nëse ecuria pozitive nuk do të vazhdojë, atëherë mund të ketë një revolucion të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat