Barazon Guardiolën më të mirë!

Futboll

Barazon Guardiolën më të mirë!

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:30
Xavi e Guardiola

Barça e Xavi Hernandezit vazhdon të shtojë numrin e fitoreve radhazi me një ritëm të pandalshëm edhe në vitin 2023. Falë suksesit të arritur të dielën në mbrëmje në Vijarreal, Barça e Ksavit ka shënuar fitoren e 11-të radhazi në futbollin spanjoll.

Kjo ecuri mbresëlënëse e katalanasve ka bërë që ata të arrijnë, parakalojnë dhe shkëputen 11 pikë nga Reali i Madridit. Jo vetëm kaq, por e kanë ndihmuar Barçën të fitojë edhe Superkupën e Spanjës.

Kjo seri e shkëlqyer e Barcelonës nisi më 4 janar me fitoren e vuajtur në Kupën e Mbretit kundër Intersitit (Alikante), më pas erdhi Atletiko e Madridit (0-1) në La Liga, Betis në gjysmëfinalen e Superkupës (2-2), por që përfundoi me një fitore të “Blaugranave” me penallti, Reali i Madridit në finalen e Superkupës (1-3), Seuta në Kupën e Mbretit (0-5), Getafe në La Liga (1-0), Sociedadi në Kupën e Mbretit (1-0), Betis (1-2), Sevilja (3-0) dhe Vijarreali (0-1), të tria në La Liga.

Me këto njëmbëdhjetë fitore radhazi, Ksavi ka mundur të arrijë serinë më të mirë të fitoreve të njëpasnjëshme të regjistruara nga Barcelona e Pep Guardiolës, të arritur në sezonin e tij të parë si teknik i “Blaugranave” (2008/09): Sportingu i Lisbonës (3- 1) në fazën e grupeve të Champions, Sporting Gihon (1-6), Betis (3- 2), Espanjol (1-2), Shahtjor Donjetsk (1-2) në Champions, Atletiko Madrid (6-1), Bilbao (0-1), Bazel (0-5) në Champions, Almeria (5- 0), Benidorm (0-1) në Kupën e Mbretit dhe Malaga (6-0).

Seria u ndërpre në shtëpi kundër Bazelit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pas një barazimi 1-1.

Ksavi ka ende një rrugë për të bërë për të arritur rekordin e fitoreve të njëpasnjëshme në historinë e Barcelonës: rekordi më i mirë është 17 fitore radhazi, të arritura nga Frank Rajkard në sezonin 2005- ‘06.

Në çdo rast, shifrat e Barcelonës këtë sezon janë afër perfeksionit: ata kanë 16 ndeshje pa humbur, pesëmbëdhjetë prej të cilave kanë përfunduar me fitore, janë skuadra që shënon më shumë (43 gola) dhe që pëson më pak (7) në La Liga, ata kanë sulmuesin më të mirë të sezonit, Robert Levandovski, me 14 gola, dhe portierin më të mirë të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat