Cancelo flet për sherrin që pati me Pep Guardiolën

Futboll

Cancelo flet për sherrin që pati me Pep Guardiolën

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 18:24
Cancelo flet për sherrin që pati me Pep Guardiolën

Bayern Munchen mposhti 0-1 PSG-në në Champions League, duke hedhur një hap drejt kualifikimit në çerekfinale.

Fitorja ka gëzuar të gjithë lojtarët e Nagelsmann, sidomos Joao Cancelon.

Lojtari portugez u huazua në ditën e fundit të merkatos nga Manchester City.

28-vjeçari është përshtatur shpejt te kampionët e Gjermanisë. Pas fitores në “Parc des Princes”, ai foli edhe për largimin nga City.

“Njerëzit që thonë se jam grindur me Guardiolën, gënjejnë.

Nuk është e vërtetë.

Nuk ndihesha i rëndësishëm në skuadër në takimet e fundit. Biseduam me trajnerin, ai ishte dakord me ndjesinë time.

“Vendosëm të gjithë së bashku që largimi ishte alternativa më e mirë për mua.

Më pëlqejnë mundësitë e reja, por nuk kam asgjë kundër Manchester City.

Klubi më mundësoi të mbërrija në nivelin ku jam sot”.

“Jam shumë mirënjohës ndaj Pepit dhe klubit. Nuk do ta harroj kurrë Manchester City.

Pastaj, ku i dihet, ndoshta rikthehem në fundin e sezonit”, deklaroi Joao Cancelo.

Në fund një koment në lidhje me interesimin nga Real Madrid: “Jo, nuk është e vërtetë që mora ofertë nga Reali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat