Lista e Kosovës kundër Holandës

Futboll

Lista e Kosovës kundër Holandës

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 11:08
Lista e Kosovës

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e fundit, të katërtën në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024 në futsall.

Dardanët do të jenë nikoqirë të Holandës të premten më 3 mars nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kosova deri më tani ka tri humbje, por ende ka gjasa për të kaluar t’u kualifikuar, pra matematikisht ekzistojnë ende.

Në fakt, në rast se Kosova fiton në ndeshjen me Holandën me dy gola epërsi dhe njëherësh Ukraina e mposht Holandën në ndeshjen e fundit, atëherë tutje kalojnë Dardanët.

Ndeshja ndaj Holandës do të jetë debutuese për Agon Ramadanin si përzgjedhës, ku ai ka publikuar listën për këtë përballje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat