Ancelotti e refuzon Brazilin

Futboll

Ancelotti e refuzon Brazilin

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 16:18
Ancelotti

Prej kohësh tashmë e ardhmja e tekniku italian Carlo Ancelotti është kthyer në një dilemë, me Kombëtaren braziliane që kërkon me ngulm “Don Carlon”, ndërsa “galaktikët” e Real Madrid, nuk duan ta “lëshojnë” teknikun italian, duke parë dhe paraqitjet fantastike, që Reali po zhvillon nën udhëheqjen e tij.

Mirëpo, në konferencën për shtyp të zhvilluar ditën e djeshme, përpara “derbit të Madridit”, përballë Atletico Madrid, Ancelotti ka treguar se do të vazhdojë të jetë teknik i “galaktikëve”, të paktën deri në përfundim të kontratës, e cila skadon verën e vitit të ardhshëm.

“Mendoj se do të vazhdoj të jem trajner i Realit.

Jam mjaft i qetë, kam një kontratë e cila skadon në qershor 2024 dhe tani kam vetëm një gjë për të bërë: të fitoj ndeshje”,- është shprehur Ancelotti, gjatë konferencës për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat