Ish - futbollisti vendos 5 mijë euro premio për të mundur Pogradecin

Futboll

Ish - futbollisti vendos 5 mijë euro premio për të mundur Pogradecin

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:20
Elbasani

Në orën 13:00 AF Elbasani do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Pogradecit, në duelin që vendos shumë për kreun e klasifikimit.

Ish-futbollisti elbasanas, pjesë e ekipit kampion në sezonin 2005-2006, tanimë biznesmen i njohur në qytet, Nertil Baku, ka akorduar një premio prej 5 mijë eurosh në rast fitoreje.

Baku, në seancën e fundit stërvitore ka takuar skuadrën dhe u ka bërë të ditur premion e majme.

Sakaq, gazeta mëson se të tjerë biznesmenë vendas kanë ofruar premio për skuadrën, pa llogaritur edhe atë që do të akorodjë vete klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat