Muriqi ka një synim të madh

Futboll

Muriqi ka një synim të madh

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 11:55
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi po shkëlqen në këtë sezon me Mallorcan.

Ylli nga Kosova i ka realizuar 10 gola deri tash në këtë edicion pas 23 xhirosh të zhvilluara në La Liga.

Kjo ka bërë që 28 vjeçari të futet në mesin e lojtarëve të paktë që kanë arritur të shënojnë numër dyshifror të golave për ekipin ishullor në kampionatin spanjoll.

Përfaqësuesi ynë e gjeti golin e dytë radhazi në dy xhirot e fundit teksa shënoi në humbjen nga Espanyoli.

Ai me këtë rast gjendet lart në listën e golashënuesve më të mirë të La Ligas, vetëm një gol prapa Topit të Artë, Karim Benzema dhe 5 gola prapa liderit, Robert Lewandowski.

Synim i ish-futbollistit të Fenerbahçes është që t’i kalojë lojtarët si Aritz Aduriz (12 gola), Tomer Hemed (11), Pierre Webo (11) apo edhe Ante Budimir (13).

Nëse vazhdon me ritëm të njëjtë, e duke e pasur parasysh se përpara i ka edhe 15 xhiro, “Pirati” mund ta arrijë një gjë të tillë, duke mbetur vetëm prapa Dani Guizas, që i kishte shënuar 27 gola, Magdaleno (19) apo Diego Tristan (18).

Muriqi po tregohet si njëri prej golashënuesve më të mirë të Mallorcas në Shekullin XXI.

Prizrenasi është bërë mjaft i dashur për tifozët e Mallorcas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat