Ademi në Zhur, gati projekti për stadiumin e ri

Futboll

Ademi në Zhur, gati projekti për stadiumin e ri

Nga: K. G. Më: 4 mars 2023 Në ora: 19:35
Agim Ademi, i pari në të djathtë

Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, sot ka vizituar Zhurin dhe Dragashin.

Fshati Zhur i komunës së Prizrenit, shumë shpejt do të bëhet me stadium të ri.

“Gjatë ditës së sotme qëndrova në Zhur dhe në Dragash, bashkë me anëtarin e KE të FFK-së nga Lidhja Rajonale e Prizrenit, Mirsad Çollaku. 

Në Zhur, vizituam hapësirën ku është paraparë ndërtimi i stadiumit, projekt i cili ka stagnuar. 

E bëmë një vlerësim të situatës aktuale, ku FFK do të bashkëpunojë me Komunën e Prizrenit për të siguruar finalizimin e këtij projekti. 

Qëllimi ynë është që të ofrojmë infrastrukturë të mirëfilltë për komunitetin sportivë dhe besoj se duke bashkëpunuar me autoritetet lokale, mund të arrijmë atë që është e nevojshme për të siguruar një stadium modern dhe funksional.

Ndërkaq në Dragash, u takuam me kryetarin e Komunës, Bexhet Xheladini dhe drejtuesit e klubit Opoja.

Në këtë takim, diskutuam për nevojën e përmirësimit të infrastrukturës sportive në komunë, veçanërisht rregullimin e stadiumit, që klubeve dhe shkollave të futbollit në zonën e Dragashit t’u mundësojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e aktivitetit të tyre. 

Po ashtu, me kryetarin Xheladini u dakorduam që së shpejti  të nënshkruajmë Memorandumin e Bashkëpunimit, me synimin për të ndihmuar në ngritjen e infrastrukturës së futbollit në këtë pjesë të vendit.

Kësisoj, besojmë se do të krijojmë një ambient të përshtatshëm në zhvillimin e talenteve dhe rritjen e futbollit në këtë zonë”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat