Shqiptari gjen golin e parë në kampionatin rumun

Futboll

Shqiptari gjen golin e parë në kampionatin rumun

Më: 10 mars 2023 Në ora: 22:42
Idriz Batha

Idriz Batha gjen golin e parë në kampionatin rumun këtë të premte.

30-vjeçari ka shënuar në takimin Univ. Craiova-UTA Arad, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin në pjesën e parë.

Mesfushori realizoi në minutën e 39’, ku pas një goditje nga këndi, Batha shftytëzoi pasimin e Roger dhe me goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Ky ishte një gol, i cili shërbeu vetëm për statistika personale, pasi në fund UTA Arad u mund me rezultatin 2:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat