Gazetari zbulon se lojtari kryesor i PSG-së erdhi i dehur në stërvitje para ndeshjes me Bayernin

Futboll

Gazetari zbulon se lojtari kryesor i PSG-së erdhi i dehur në stërvitje para ndeshjes me Bayernin

Më: 13 mars 2023 Në ora: 20:25
PSG

Gazetari Romain Molina zbuloi një detaj në klubin e PSG.

Sipas Molinës, të hënën, dy ditë para ndeshjes ndaj Bayernit, një nga lojtarët kryesorë të PSG-së ka ardhur në stërvitje i dehur duke festuar në një klub nate.

“Lojtari që ishte në formacionin fillestar në Allianz Arena ishte i dehur mëngjesin e së hënës. Ai u largua nga disko vetëm në orën 6 të mëngjesit, dy ditë para ndeshjes”, tha Molina, fjalët e së cilit i transmeton portali Goal. Megjithatë, ai nuk e përmendi emrin e lojtarit.

Formacioni fillestar i PSG-së në Mynih ishte: Donnarumma, Marquinhos, Ramos, Danilo, Hakimi, Mendes, Verratti, Ruiz, Ferreira, Mbappe, Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat