Henry këshillon “djajtë e kuq”

Futboll

Henry këshillon “djajtë e kuq”

Më: 16 mars 2023 Në ora: 18:43
Henry e Kane

Kur kujtojmë sulmuesit të cilët kanë bërë bujë në Kampionatin anglez të futbollit, Premier League, padyshim ndër të parë që na vjen ndërmend është dhe ish-sulmuesi i Arsenal dhe Kombëtares franceze, Thierry Henry.

Tashmë i kthyer në një analist futbollit, Henry këshillon drejtuesit e Manchester United që të mos “verbohen” nga performancat e “superyllit” të Napolit, Victor Osimhen, por të fokusohen te afrimi i “bomberit” anglez, Harry Kane, kjo dhe për faktin se Kane nuk ta nevojë të përshtatet me futbollin anglez.

“Harry e njeh Premier League. Nëse do të isha Manchester United, do të blija Kane.

Kjo nuk do të thotë se Osimhen nuk është një futbollist i mirë. Nuk bëhet fjalë për këtë.

Mendoj se Osimhen është në gjendje të përshtatet me çdo ligë.

Por nëse do të isha Manchester United, do të mendoja kështu:

“Ky djalë nuk ka nevojë të përshtatet, plus ai mund të shkojë më thellë, gjë që do t’i lejojë Rashfordit të bëjë vrapime”. Kane, meqë ra fjala, mund të luajë kudo”,- u shpreh në fjalët e tij, ish-sulmuesi i Arsenali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat