Operohet portieri i Istogut

Futboll

Operohet portieri i Istogut

Nga: K. G. Më: 21 mars 2023 Në ora: 22:36
Egzon Lekaj

Portieri i Istogut, Egzon Lekaj, është operuar me sukses. 

Lajmi bëhet i ditur edhe në faqen e klubit të istogut, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

“Portieri i FC Istogut Egzon Lekaj është operuar me sukses sot, pas një frakture (thyerje) në dorë në ndeshjen e fundit kundër Rilindjes 1974.

Lekaj do të mungoj disa javë në portën e Istogut, por e rëndësishme që operimi ka pasur suksese, dhe  që të kthehet edhe me i fuqishëm.

Klubi i dëshiron shëndet e suksese Egzonit!”, njofton FC Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat