Nga arresti shtëpiak, Agim Ademi përkrah Kombëtaren e Kosovës

Futboll

Nga arresti shtëpiak, Agim Ademi përkrah Kombëtaren e Kosovës

Më: 25 mars 2023 Në ora: 15:56
Foto e Mërgim Vojvodës është në postimin e Ademit

Kombëtarja e Kosovës këtë radhë ka udhëtuar pa kryetarin e Federatës së Futbollit, Agim Ademi.

Kreut të FFK-së i është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit.

Por, përkundër faktit se nuk mundi të shkonte fizikisht në Izrael, numri 1 i futbollit tonë e zgjodhi një mënyrë tjetër për t’i përkrahur djelmoshat e Kombëtares.

Ai e bëri një postim në rrjetin social, Facebook, pa e shkruar asnjë fjalë por motivon Kombëtaren në rrugëtimin e saj drejt kualifikimit në Kampionat Evropian.

Nga ana e saj, Kombëtarja e Kosovës do ta nisë sonte kampanjën kualifikuese të Euro 2024, ndërsa do të luajë me Izraelin në Tel Aviv, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat