Bednarek: Të bëhemi gati për luftë

Futboll

Bednarek: Të bëhemi gati për luftë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 13:03
Bednarek

Kombëtarja shqiptare do të ndeshet ditën e nesërme me Poloninë në ndeshjen e parë kualifikuese të “EURO 2024”.

Mbrojtësi polak, Jan Bednarek, kujtoi dy takimet e fundit mes këtyre dy skuadrave në kualifikueset e fundit, duke u shprehur se do të jetë një ndeshje e fortë dhe se duhet të përgatiten për luftë.

“Ne kemi luajtur me Shqipërinë në kualifikueset e kaluara dhe ne e dimë se sa të vështira ato ndeshje ishin.

Ne e dimë që të dyja ndeshjet ishin shumë të vështira, shumë luftime.

Duhet të përgatitemi për këtë. Kemi mjaftueshëm kualitet.

Gjëja më e rëndësishme është të reagojmë. Kemi luajtur keq me Çekinë.

Tani ndeshja me Shqipërinë do të ndikojë. Ne duhet të tregojmë që jemi një skuadër e mirë që është agresive dhe mund të krijojë shanse”, u shpreh Bednarek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat