Santos: E respektojmë Shqipërinë

Futboll

Santos: E respektojmë Shqipërinë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 15:24
Santos

Polonia do të ndeshet me Shqipërinë në ndeshjen e dytë të tyre të kualifikueseve ditën e nesërme në orën 20:45.

Polakët vijnë nga humbja 3-1 me Çekinë në ndeshjen e parë dhe trajneri portugez Fernando Santos shprehet se takimi i radhës me kuqezinjtë duhet fituar.

“Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë për klube të mëdha, por dhe lojtarët tanë luajnë për ekipe të mëdha.

Nëse qëndrojmë të fokusuar, atëherë do të kemi kualitetin për të shmangur problemet.

Ne duam të tregojmë karakterin dhe atë që e karakterizon Poloninë.

Aftësia për të sakrifikuar dhe aftësia për të bërë gjëra të mëdha. Mund të themi që e respektojmë skuadrën shqiptare, por ne jemi ata që vendosin këtu”, u shpreh Santos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat