Kush do të ndajë drejtësinë Llapi - Gjilani?

Futboll

Kush do të ndajë drejtësinë Llapi - Gjilani?

Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:29
Tipi i futbollit

Nesër (e mërkurë) do të zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi – Gjilani dhe Vushtrria – Prishtina janë sfidat interesante do të zhvillohen nesër.

Për këto sfida, tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve.

Takimin kryesor mes Llapit dhe Gjilanit do ta drejtojë Gramos Shala me dy ndihmësit, Besnik Morina dhe Granit Hyseni

Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtari kryesor i takimit ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës.

Ndihmës të Bejtullahut do të jenë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Takimet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës zhvillohen në sistemin vajtje-ardhje.

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat