Klopp nuk e mbajnë nervat me gazetarët

Futboll

Klopp nuk e mbajnë nervat me gazetarët

Më: 7 prill 2023 Në ora: 23:38
Klopp

Forma e dobët që ka shfaqur Liverpuli në këtë sezon ka tensionuar edhe Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman është shfaqur si rrallëherë polemizues me gazetarët duke mos e përmbajtur veten në konferencë për shtyp.

Sot, ai ishte i pakënaqur me pyetjet që i bëheshin nga salla dhe reagoi në mënyrë të papritur për shumëkënd.

E kuptoj që nga pikëpamja juaj është e vështirë që të gjesh pyetje të reja çdo javë.

Por është edhe më e vështirë që të gjesh përgjigje të reja”, ishin fjalët e trajnerit, i pakënaqur që pyetej pse kishte bërë rotacion në radhët e skuadrës së tij në ndeshjet e fundit.

“Kemi humbur një ndeshje ndaj Sitit që ndikon fizikisht dhe nga pikëpamja e paraqitjes së lojtarëve. Si mund të presësh që të përgjigjem duke thënë:

“Dy zëvendësime për këtë arsye, dy zëvendësime për këtë arsyen tjetër”.

Kjo është një humbje kohe”, tha trajneri dukshëm i pakënaqur me dialogun me gazetarët sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat