Messi pritet të shkojë te kjo skuadër

Futboll

Messi pritet të shkojë te kjo skuadër

Më: 8 prill 2023 Në ora: 14:05
Messi e Ronaldo

Të gjithë pyesin se ku do të luajë Leo Messi sezonin e ardhshëm.

“Pleshti” mund të rinovojë me PSG-në ose mund të rikthehet te Barcelona.

Por, pista konkrete mbeten edhe Arabia Saudite dhe MLS e SHBA. Ish-mesfushori brazilian, Juninho foli për RMC Sport rreth së ardhmes së shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

“Messi ka arritur gjithçka, ai u bë edhe kampion bote.

Por koha kalon për të gjithë.

Unë mendoj se gjëja më e mirë për të është të kthehet te Barcelona.

Të kthehesh dhe të kërkosh të njëjtën kontratë mund të mos u pëlqejë tifozëve. Nëse Leo kthehet me një zemër të sinqertë dhe kushte të kontratës që i përshtaten Barcelonës aktuale, atëherë po.

Sigurisht që kthimi në Barcelonë është më mirë sesa të luash një derbi me Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite. 

Të gjithë në Barcelonë e respektojnë Leon. Askush nuk do ta bëjë më kurrë atë që ka arritur ai me klubin katalanas“, u shpreh Juninho, një ndër më të mirët në histori në goditjet e dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat