Akuza nga Sllovenia: Ja pse Ceferin nuk mund të zgjidhej president i UEFA-s

Futboll

Akuza nga Sllovenia: Ja pse Ceferin nuk mund të zgjidhej president i UEFA-s

Më: 8 prill 2023 Në ora: 15:29
Ceferin

Aleksander Ceferin nuk mund të kishte kandiduar për rolin e presidentit të UEFA-s në vitin 2016. Kjo është akuza shumë e rëndë që vjen nga vendlindja e tij, nga gazeta sllovene “Prava”.

Mes dokumenteve të publikuara është njëri që tregon sesi krye ekzekutivi 55-vjeçar i futbollit europian gënjeu në CV e tij.

“Ceferin është me fat që mediat më të rëndësishme sllovene nuk kanë shkruar kurrë asgjë për punët e tij.

Në nivel global, aferat e tij të diskutueshme janë raportuar vetëm në revistën e specializuar norvegjeze ‘Josimar’, me një shtrirje investigative”, – thuhet në artikullin e publikuar nga gazeta sllovene, e cila më pas shpjegon problemin me zgjedhjen e tij në krye të UEFA-s.

Në biografinë e tij, Ceferin do të kishte shkruar se ka punuar në komitetin ekzekutiv të Olimpija Ljubljana, një klub slloven, nga viti 2006 deri më 2011. Problemi është se emri i tij nuk figuronte në asnjë procesverbal apo dokument nga ajo periudhë dhe në këtë pozicion.

“Ceferin i mashtroi të gjithë, përfshirë ata që morën pjesë në procesin e zgjedhjes së tij”, – akuzon gazeta sllovene,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat