Për hakmarrje ndaj Romës

Futboll

Për hakmarrje ndaj Romës

Më: 13 prill 2023 Në ora: 13:48
Arne Slot

Arne Slot dhe Feyenoordi janë gati të sfidojnë Romën në çerekfinalet e Europa League, një përballje që rikthen finalen e Conference League, të luajtur në “Air Albania” majin e kaluar.

Në atë rast, buzëqeshën verdhekuqtë e José Mourinhos, falë golit të Zaniolos. Ishte triumfi i tyre i parë historik në kompeticionin e tretë evropian. Për ekipin holandez, është ende një plagë e hapur, që nxit hakmarrjen.

Kujtimi i Tiranës, në fakt i ndez gjakun trajnerit të Feyenoordit: “Mund të kem ndjenja hakmarrjeje”.

Të parët në renditjen e Eredivisie, +8 nga Ajax dhe Psv, me gjashtë ndeshje të mbetura, të besuarit e  e Slot tashmë janë fokusuar 100% te përballja me Romën.

“Le të themi se e mbaj mend shumë mirë atë mbrëmje të pakëndshme në Tiranë dhe e njëjta gjë vlen edhe për djemtë që ishin atje vitin e kaluar, por do të ishte e çuditshme nëse do të më duhej motivim shtesë për një çerekfinale të Europa League-s.”

Një mesazh i qartë për Romën e Mourinhos.

“Tani kemi një ekip pothuajse të ri dhe janë dy ndeshje, kështu që situata është shumë e ndryshme në krahasim me disa muaj më parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat