Xhaka e Zeqiri me Baselin barazojnë me skuadrën franceze

Futboll

Xhaka e Zeqiri me Baselin barazojnë me skuadrën franceze

Nga: K. Goca Më: 13 prill 2023 Në ora: 23:08
Baseli

Baseli ka arritur barazim në takimin e parë të çerekfinales së Conference League.

Skuadra zvicerane ka barazuar me rezultat 2:2 me Nice-n nga Franca, në takimin që u zhvillua në stadiumin “St. Jakob - Park” në Basel.

Kapiteni Taulant Xhaka dhe Andi Zeqiri, u paraqitën titullarë për Baselin. 

Zeqiri u zëvendësua në minutën e 67-të.

Golat për Baselin i shënoi Amdouni (26' - nga penalltia e 71') dhe për Nice-n realizoi Moffi (38'e 45+1').

Baselin e pret sprovë e vështirë në sfidën e kthimit në terren të Nice-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat