Federata e Brazilit beson se do të arrijë marrëveshje me Ancelottin

Futboll

Federata e Brazilit beson se do të arrijë marrëveshje me Ancelottin

Më: 14 prill 2023 Në ora: 15:43
Carlo Ancelotti

Tifozët e Real Madridit janë sërish në marrëdhënie të mira me Carlo Ancelottin, pasi kanë parë fitoret bindëse ndaj Barcelonës dhe Chelseat.

Megjithatë, fantazma e Federatës Braziliane të Futbollit vazhdon të fshihet në prapavijë, teksa ata përpiqen të sjellin Ançelottin si trajner të “Seleccaos”.

Duke folur për stacionin spanjoll “Cadena SER”, gazetari Rodrigo Oliveira ka thënë se në Brazil, janë të bindur se do të jenë në gjendje të bëjnë një marrëveshje me Ancelottin.

“Menaxhmenti i CBF është i bindur se është e mundur.

Brazili do të duhet të bindë Ancelottin, por CBF ka vullnetin për ta bërë këtë.

Ai ka miratim të përgjithshëm mes lojtarëve dhe gjithashtu nëse pyet njerëzit.

Ka një debat në vend për nivelin e trajnerëve këtu dhe nga këtu vjen emri i Ancelottit”, ka thënë Oliveira.

E ardhmja e Ançelotit mbetet një ‘inkognito’ siç thuhet në Spanjë. Italiani pohon se dëshiron të përfundojë kontratën e tij dhe të qëndrojë deri në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat