Klubet u takuan me ministrin e MKRS-së! Abazi: Presim licencimin e FFK-së

Futboll

Klubet u takuan me ministrin e MKRS-së! Abazi: Presim licencimin e FFK-së

Nga: K. Goca Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:43
Pamje nga takimi i klubeve sot me ministrin e MKRS-së

Klubet e Superligës së Kosovës sot janë takuar me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, zëvendësministren Daulina Osmanin dhe kryetarin e Komisionit për Licencim, Fidan Shatri.

Kryetari i klubit të futbollit Ferizaj, Lulzim Abazi, tha se ka qenë takim konstruktiv. 

Ai shpreh fjalë lavdëruese për ministrin e MKRS-së dhe zëvendësministren.

Sipas tij, të martën e javës së ardhshme klubet do ta dërgojnë gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe me disa ndryshime sipas asaj që iu kërkohet.

Abazi thotë se para festës së Bajramit, pritet që të licencohet Federata e Futbollit e Kosovës..

Ky është një lajm super lajm për komunitetin e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat