Përfundon sezoni për Martinezin, Varane do të mungojë për disa javë

Futboll

Përfundon sezoni për Martinezin, Varane do të mungojë për disa javë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 23:34
Varane e Martinez

Për Lisandro Martinezin ka përfunduar sezoni para kohe.

Manchester United ka njoftuar zyrtarisht se mbrojtësi argjentinasi do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Martinez pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Sevillas të enjten mbrëma, në Ligën e Evropës.

“Lisandro Martinez është përjashtuar për pjesën e mbetur të sezonit pas frakturës së një kocke në këmbën e tij.

Megjithatë, mbrojtësi argjentinas pritet të bëjë rikuperimin e plotë me kohë për të qenë gati për fillimin e sezonit të ardhshëm”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit anglez.

Raphael Varane, që gjithashtu pësoi një lëndim në përballjen ndaj Sevillas, do t’i mungojë “Djajve të Kuq” për disa javë.

Padyshim se këto do të jenë mungesa të mëdha për Man Unitedin, që po lufton për një vend në top katërshe të Premierligës, si dhe është në garë për trofeun e Ligës së Evropës e Kupës FA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat