Shqiptari gjen rrugën e rrjetës me Bayernin

Futboll

Shqiptari gjen rrugën e rrjetës me Bayernin

Më: 14 prill 2023 Në ora: 23:44
Benjamin Dibrani

Talenti me origjinë shqiptare, Benjamin Dibrani ka shënuar gol në fitoren 5:2 të Bayernit U19 kundër Ingolstadtit të kësaj grupmoshe.

Shqiptari i Kosovës, realizoi në minutën e 27-të duke ngritur përkohësisht shifrat në 3:1. Kjo ishte ndeshja e tretë e Grupit B në “play off”-in e Bundesligës së të rinjve.

Bajerni ka gjashtë pikë në tri ndeshje dhe zë vendin e parë.

Nurnbergu është i dyti me po aq pikë nga dy ndeshje.

Vlen të theksohet fakti se golin Dibrani e shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Futbollisti aspiron që në të ardhme të jetë pjesë e ekipit të parë të Bajernit, edhe pse i duhet shumë punë, për të shkuar në ato nivele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat