Probleme të Roma

Futboll

Probleme të Roma

Më: 15 prill 2023 Në ora: 12:54
Abraham

Roma ka pësuar humbje në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës nga Fejnordi me rezultat minimal 1:0.

Por përveç humbjes që dhemb, trajneri Hoze Murinjo mbeti i shokuar edhe nga lëndimet e dy lojtarëve kryesorë në repartin ofensivë, Paulo Dibala dhe Tami Abraham.

Argjentinasi u largua nga fusha në minutën e 26-të, pasi pësoi një zgjatje të muskulit, derisa Abraham në të 58-tën pasi kishte probleme me krahun e djathtë. Pas kontrolleve të para, tanimë Murinjo ka mësuar se sa do t’i ketë jashtë fushave dy yjet e ekipit.

Mungesa ndaj Udineses në fundjavë është e sigurt për Dibalan, i cili do të tentoj rikthimin në fushë të enjten në sfidën e dytë ndaj Fejnordit, edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë. Sa i përket anglezit Tami Abraham mungesa e tij do të jetë më e gjatë, pasi edhe lëndimi është më serioz.

Qendërsulmuesi anglez pritet të jetë jashtë fushave rreth pesë javë dhe ai pritet të jetë vetëm në sfidat e fundit i gatshëm për trajnerin Hoze Mourinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat