Idrizin e bën të lumtur fitorja

Futboll

Idrizin e bën të lumtur fitorja

Më: 15 prill 2023 Në ora: 18:24
Idrizi

Trepça ’89 ka mposhtur Llapin me rikthim me rezultat 2:1 në një ndeshje spetakolare.

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi mori fitore të madhe ndaj Llapit.

Ai me Trepçën ’89 sivjet po luftojnë për mbetje në elitën e futbollit të Kosovës, por me pikët e plota ndaj llapjanëve, mund të ndihen më komod në javët në vijim.

“Padyshim që kjo fitore e ka peshën e vetë duke e parë gjendjen momentale.

Pika ndaj Dritës në xhiron e kaluar i ka dhënë shumë motivim gjithë ekipit.

Sot u paraqitëm jo edhe shumë mirë pasi morëm një gol naiv”.

“Megjithatë, ndryshimet në pjesën e dytë dolën të qëlluara, reaguam mirë dhe realizuam dy gola.

Morëm tri pikë të mëdha ndaj Llapit”, është shprehur Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat