Shpërthen kryetari i klubit llapjan: Futbollistët me 800 euro dhe ata me 4500

Futboll

Shpërthen kryetari i klubit llapjan: Futbollistët me 800 euro dhe ata me 4500

Më: 15 prill 2023 Në ora: 21:11
KF Llapi

Llapi ka pësuar humbje me rikthim 2-1 nga Trepça ’89 në Mitrovicë.

Njëhumbje e rëndë për Llapin duke marrë parasysh që dy skuadrat tjera që po kërkojnë vendin e tretë, Prishtina dhe Gjilani fituan.

Kjo humbje nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të klubit, Beqir Batatina i cili ka shpërthyer në rrjetet sociale.

I pari i klubit llapjan nuk ka hezituar të flasë për shifrat që marrin futbollistët e tij.

“Ky është dallimi, lojtarët me 800 euro dhe ata me 4500 euro”, ka shkruar Beqir Batatina në njoftimin e Llapit për humbjen në Mitrovicë.

Komenti i Batatinës ka qenë ironizues për futbollistët e tij të cilët janë mirë të paguar, për dallim nga skuadra e Trepçës ’89 që nuk e ka buxhetin e llapjanëve dhe kryesisht ka në radhët e veta futbollist të ri e të talentuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat