Humbja kundër Monzës ishte goditje fatale!

Futboll

Humbja kundër Monzës ishte goditje fatale!

Më: 16 prill 2023 Në ora: 16:04
Inzaghi

Interi është një hap larg gjysmëfinaleve të Champions League, pasi ka fituar 2-0 ndaj Benfica-s nga Lisbona.

Ajo që zikaltërit po bëjnë në Champions është magjepsëse, por rezultatet në Serinë A nuk po e ndihmojnë Inzaghin. Besoni apo jo, Interi ka vetëm një pikë nga 15 të mundshme në pesë ndeshjet e fundit dhe ka humbur tre radhazi në shtëpi.

Humbja e djeshme ndaj Monzës ishte goditja e fundit, kështu që disa orë më vonë Inzaghi ka biseduar me drejtuesit e klubit dhe në fund ata i kanë dhënë një ultimatum.

Calciomercato.com raporton se drejtuesit e Interit patën një takim të gjatë me Inzaghin pas humbjes në Monza, me anëtarë të bordit duke përfshirë Steven Zhang, Beppe Marotta, Piero Ausilio, Dario Baccin dhe Alessandro Antonello.

Ata diskutuan për humbjen ndaj Monzës dhe situatën në skuadër, si dhe për ndeshjen vendimtare në Champions League me Benfikën. Inzaghi u largua nga stadiumi vetëm pas mesnate, i ndjekur gjysmë ore më vonë nga kryetari Zhang dhe drejtorët e tjerë.

Plani është të vazhdojë me Inzaghin, pavarësisht zhgënjimeve të tifozëve, por e ardhmja e tij është e lidhur qartë me ndeshjen e kthimit kundër Benfica-s dhe sigurimin e një top-katërshe në Serie A, një ultimatum që Interi e ka vendosur qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat