Ish - trajneri i Vllaznisë rikthehet në Kosovë?!

Futboll

Ish - trajneri i Vllaznisë rikthehet në Kosovë?!

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:15
Drita

Klubi i Dritës në Kosovë njoftoi para pak ditëve largimin nga detyra të trajnerit Arsim Thaçi si pasojë e rezultateve të dobta.

Por, gjilanasit nuk do të mbeten gjatë pa një trajner pasi drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me një emër të njohur dhe me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar.

Fjala është për Mirel Josën i cili pritet të prezantohet gjatë ditës së mërkurë teksa do të marrë “çelësat” e skuadrës deri në fundin e sezonit aktual, ndërsa në kontratë përfshihet edhe marrëveshja për sezonin e ardhshëm.

Eksperienca e fundit e Mirel Josës ishte tek Vllaznia në Abissnet Superiore ndërsa tashmë 59-vjeçari përgatitet të rikthehet në Kosovë, aty ku gjatë viteve 2017-2019 ka drejtuar kryeqytetasit e Prishtinës.

Aktualisht, Drita renditet në vendin e dytë të kampionatit me vetëm një pikë më pak se Ballkani kryesues teksa është në garë për titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat