Skuadra shqiptare pëson humbje në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Malit të Zi 

Futboll

Skuadra shqiptare pëson humbje në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Malit të Zi 

Nga: K. G. Më: 19 prill 2023 Në ora: 19:57
Pamje nga një ndeshje

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka pësuar humbje në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Malit të Zi në futboll.

Deçiqi nuk ia del në Nikshiq, duke pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Sutjeska.

Megjithatë është edhe ndeshja e kthimit dhe shpresojnë të përmbysjen e kësaj humbje, që për herë të tretë radhazi të kualifikohen në finalen e madhe.

Për Sutjeskën shënuan Strikoviq (34'), Conrad (69' – nga penalltia), Pajoviq (84’) dhe për Deçiqin realizoi Camaj (83‘).

Në takimin tjetër, Iskra e Danillovgradit si vendas ka pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Arsenali i Tivatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat