Calhanoglu: Nuk kemi mbaruar ende.

Futboll

Calhanoglu: Nuk kemi mbaruar ende.

Më: 20 prill 2023 Në ora: 14:14
Calhanoglu

“Nuk kemi mbaruar ende” - Hakan Calhanoglu e ka festuar kështu kualifikimin e Interit për në gjysmëfinalet e Champions League, ku do të përballet me Milanin, ish-skuadrën e tij.

Protagonist i mesazheve dhe provokimeve, të bëra e të vuajtura në kurriz, turku është gati të hakmerret ndaj ish-shokëve dhe tifozëve që e shënjestruan fort një vit më parë, pas titullit të kuqezinjve.

Në Instagram, ku ka postuar foton dhe mesazhin, tifozët e Interit nuk kanë munguar t’i kujtojnë ngacmimet. Kujtojmë se zikaltrit kaluan me sukses Benfica në çerekfinale, për të mbërritur në euro-derbin italian të Ligës së Kampionëve.

Ata barazuan 3-3 në “San Siro”, ndeshjen e kthimit, pasi kishin fituar 2-0 në Lisbonë.

Nga ana e tyre, kuqezinjtë shijuan një tjetër euro-derbi të Serie A në Champions.

Më konkretisht, të besuarit e Piolit eliminuan Napolin në çerekfinale, falë fitores 1-0 në “San Siro” dhe barazimit 1-1 në stadiumin “Maradona”.

Tashmë, e sigurt është se do ta kemi njërin finalist nga Milano në këtë edicion të kompeticionit elitar të klubeve të kontinentit.

Milani apo Interi?

Fusha e blertë do ta zbulojë, pas aktit të dyfishtë gjysmëfinal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat