Baseli i Xhakës bën befasinë e madhe në Francë!

Futboll

Baseli i Xhakës bën befasinë e madhe në Francë!

Më: 20 prill 2023 Në ora: 23:51
Baseli

Baseli ka bërë befasinë e madhe duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës.

Pas barazimit 2:2 në Zvicër në ndeshjen e parë, skuadra ku Taulant Xhaka është kapiten, ia ka dalë të fitojë me shifrat 2:1 në transfertë falë kohëve shtesë, pasi kishe mbyllur kohën e rregullt me rezultatin 1:1.

West Ham është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës pas një fitoreje bindëse me përmbysje ndaj Gent.

Belgët në fakt bënë çudinë teksa kaluan të parët në avantazh në fushën e anglezëve.

Por më pas erdhi breshëria e golave të vendasve të cilët e mbyllën sfidën me suksesin 4:1, duke siguruar praninë mes 4 skuadrave më të mira të turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat