Shehi: Nuk jam nën presion, ndeshje ndaj një rivali historik

Futboll

Shehi: Nuk jam nën presion, ndeshje ndaj një rivali historik

Më: 21 prill 2023 Në ora: 16:56
Shehi

Vllaznia pret nesër në Shkodër Tiranën në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore. Në prag të klasikes, trajneri i bardhebluve Orges Shehi ka dalë në një deklaratë për mediat.

“Nuk jam aspak në presion, është një lojë që interpretohet nga të dyja ekipet, do të bëjmë maksimumin pavarësisht kë do të kemi përballë.

E dimë që na pret një ndeshje ndaj një rivali historik.

Në kampionat nuk është përballje tek e tek, kemi një barazim dhe 2 humbje, ne do marrim maksimumin e pikëve. Çfarë ka kaluar ka kaluar dhe nuk do mendojmë për të shkuarën apo për të ardhmen.

Vllaznia këtë sezon është shfaqur me dy tablo, ndryshe jashtë dhe ndryshe brenda. Luajmë në një impiant që është në kushte optimale, tifozët kanë një vlerësim për futbollin do jetë një atmosferë e bukur dhe do marrim maksimumin.

Janë edhe 7 ndeshje, kur vjen fundi me zor rikuperohen gabimet, ne do bëjmë më të mirën dhe do ja lemë fushës, fokusi do jetë tek e nesërmja, dhe mos mendojmë për kundërshtarët.

Do të jemi vigjilentë.

Derbi është larg, janë edhe 3 ndeshje deri atëherë.

Fokusi është vetëm Vllaznia. Unë jam i mendimit që trajneri e merr maksimumin me të gjithë dhe bie vetëm.

Duam të jemi kompetitiv dhe të marrim trofe. Nuk dua të mendoj se çfarë do të ndodh pas 31 majit. Është një vlerësim që presidenti Halili është shprehur për rinovimin tim, e rëndësishme është që Tirana të jetë këtu, Tirana ka pasur plot trajnerë të mirë dhe që kërkon të ketë më të mirët. Nuk është fokusi se çfarë do të ndodh pas 31 majit”, deklaroi Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat