De Bruyne: Ja ku gabuam vitin e kaluar

Futboll

De Bruyne: Ja ku gabuam vitin e kaluar

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:36
De Bruyne

Champions League është në fazat e saj më të nxehta me gjysmëfinalet tashmë që janë vendosur.

Përveç derbit mes Inter-it dhe Milan-it, do të ketë spektakël edhe mas Manchester City-t dhe Real Madrid-it, një përsëritje e sfidës së sezonit të kaluar.

Në lidhje me këtë ndeshje ka folur mesfushori i Citizens Kevin de Bruyne në një intervistë të dhënë për CBS Sports Golazo.

“Vitin e kaluar kemi luajtur shumë mirë, por pesë minutat e fundit të ndeshjes së dytë kanë ndryshuar gjithçka”, ka shpjeguar belgu.

“Këtë vit do të kërkojmë t’i reduktojmë të gjitha gabimet në minimum dhe të kemi më shumë soliditet në mbrojtje. Besoj te skuadra jonë, por edhe Real Madrid luan në nivelet më të larta.

“Do të kthehemi në fushë dhe shpresoj që këtë herë fitorja të jetë e jona.

Skuadra jonë është në formë të mirë, jam shumë i kënaqur, duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë.

“Ajo që ka ndodhur vitin e kaluar ka ndodhur tashmë.

Duhet të shikojmë përpara. Ka ndodhur, dhe kjo nuk do të thotë se kemi luajtur keq pjesën më të madhe të kohë në ato dy ndeshje”, ka përfunduar De Bruyne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat