Rossi: E bukur si 20 vite më parë, duam hakmarrje

Futboll

Rossi: E bukur si 20 vite më parë, duam hakmarrje

Më: 23 prill 2023 Në ora: 13:15
Valentino Rossi

Interi dhe Milani do të përballen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve për pas 20 vitesh, ku Milani kalonte në finalen me 2 barazime.

Për këtë ndeshje, ka folur edhe Valentino Rossi i cili njihet si një tifoz i Interit.

Rossi u shpreh se derbi Inter – Milan do të jetë i bukur si ai i 20 viteve më parë, por tani është koha për hakmarrje.

“Do të jetë e bukur si para 20 vitesh.

Atë vit u eliminuam me 2 barazime kështu që duhet të hakmerremi megjithëse Milani është shumë i fortë.

Do të jetë një derbi i bukur dhe do të më pëlqente të shkoja për ta parë”, u shpreh Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat