Liverpooli ka shënuar fitore të madhe në Londër, me rezultat 2:1 ndaj West Ham-it.
Gakpo (18') e Matip (67') shënuan për Liverpollin dhe Paqueta (12') për West Ham.
Tre pikë domethënëse për skuadrën e Jurgen Klopp.
Pas javës së 33-të në Premier League, Liverpooli renditet në vend të gjashtë me 53 pikë dhe West Ham në të 14-tin me 34.