Shkupi fiton në Kratovë

Futboll

Shkupi fiton në Kratovë

Më: 30 prill 2023 Në ora: 18:55
Pamje nga ndeshja

Fitore për tri pikë e Shkupit në Kratovë (0:2).

Skuadra e Shkupit ka vazhduar me paraqitje të mira edhe në javën e 30-të në Maqedoninë e Veriut, edhe përkundër fakti se luajti në cilësinë e mysafirit në Kratovë, kundër Sileksit që ka një ekip mirë të konsoliduar dhe që kërkonte të afrohet në pozitën që dërgon për në Evropë.

"Ndeshja nisi me matjen e forcave nga dy ekipet, por futbollistët tanë përpjekjen e par dhe goditjen drejt portës e kishim në minutën e 6-të, kur Ackoski dërgoi topin mbi portë.

Rast të mrekullueshëm kishte Mlladenovski në minutën e 24-të, i cili pas krosimit të Alvarezit, erdhi deri te një tollovi në 16-tshin e Silkesit, ndërsa topi arrin deri te Mlladenovski i cili goditi fort, por vetëm skaj portës.

Rasti më i mirë i ekipit tonë erdhi në minutën e 37-të, me Cephansin që kishte një depërtim të mrekullueshëm, krosoi për Adetunjin, të cilit i iku topi, por nga devijimi i mbrojtjes nikoqire, topi arriti te Alvarezi, i cili goditi për mrekulli, ndërkohë që edhe intervenimi ishte i suksesshëm i portierit Bozhinovski.

Cephas përsëri ishte në mundësi për të shënuar, kur në minutën e 42-të, kaloi mbrojtësit kundërshtar, por goditja e tij në fund ishte e plogësht, që përfundoi vetëm në duart e portierit Bozhinovski e që foli ky të jetë rasti i fundit në pjesën e parë.

Pjesa e dytë filloi me super ofanzivë të ekipit tonë, e që dha dhe rezultat në minutën e 49-të, kur nga një kundërsulm pas asistimit Alvarezit, Cephas me një shpejtësi atleti arriti të kaloj mbrojtësin e fundit dhe të  dërgojë topin në cepin e majtë të portierit Bozhinovsku për epërsi 0-1.

Në minutën e 67 u pa mjeshtëria më e mirë në këtë ndeshje, kur Fredi Alvarez nga goditja e lirë prej një distance më shumë se 20 metra, tregoi precizitetin e tij të një snajperi.

Vetëm një minutë më vonë edhe Adetunji ishte në rast për të rritur epërsinë, por në momentin e fundit portieri Bozhinovski arriti të ndal goditjen e tij që fillimisht u devijua nga një mbrojtës.

Rastin e fundi të kësaj ndeshje e pati Trapanovski në minutën e 85-t, i cili dërgoi një predhë të vërtetë nga e majta, e që e mbrojti Bozhinovski me shumë përpjekje.

Kështu me këtë fitore dhe tri pikë të reja mbesim në pozitën e 3-të, me 52 pikë të tubuara. Ndeshjen e radhës e luajmë në stadiumin e Çairit me 7 maj, ku për kundërshtarë do të kemi ekipin e Shkëndijës nga Tetova", shkruan në faqen e FC Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat