PSG suspendon Messin

Futboll

PSG suspendon Messin

Më: 2 maj 2023 Në ora: 21:21
Lionel Messi

Kampioni francez, Paris Saint-Germain ka vendosur që ta suspendojë Lionel Messin me efekt të menjëhershëm.

Suspendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të jetë i vlefshëm për dy javët e ardhshme, siç bëhet e ditur nga “RMC Sport”.

Ky vendim i PSG-së vjen pas udhëtimit të Messit në Arabinë Saudite, udhëtim ky i cili nuk ishte autorizuar nga PSG-ja.

Kampi i Messit tani po pret vetëm për komunikatën e PSG për ta sqaruar situatën. Messi nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur për dy javët e ardhshme, nëse shkon sipas planit të vendosur nga PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat