Gjilani fiton dhe “blindon” vendin e tretë

Futboll

Gjilani fiton dhe “blindon” vendin e tretë

Nga: K. Goca Më: 3 maj 2023 Në ora: 16:57
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore domethënëse në luftë për vend të tretë dhe pothuajse gati e ka siguruar edhe kualifikimin në garat evropiane.

Gjilanasit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Dukagjinit të Klinës, në takimin e javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Mysafirët luftuan por nuk arritën që të kthehen me një pikë. 

Autor i golave është Mevlan Zeka duke shënuar në minutën e 27-të e 90+8 për tre pikë të mëdha.

Nga minuta e 83-të, Dukagjini luajti me një futbollist më pasi që gjyqtari Alban Shala, e përjashtoi nga loja Ardin Dallkun.

Gjilani është në vendin e tretë me 50 pikë dhe Dukagjini në të 5-tin me 41 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat